Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Tronditje në Francë: Kylian Mbappe njoftoi se nuk do të luajë për kombëtaren e Thierry Henry

Tronditje në Francë: Kylian Mbappe njoftoi se nuk do të luajë për kombëtaren e Thierry Henry

Futbollisti francez Kylian Mbappe tha të dielën se nuk do të luajë për ekipin olimpik francez në Lojërat e Parisit, sepse klubi i tij i ri Real Madrid e kundërshton këtë ide.

Mbappe tha në mars se donte të luante në Lojërat Olimpike të Parisit, por duke qenë se turneu olimpik i futbollit nuk është pjesë e kalendarit të FIFA-s, klubet nuk janë të detyruara t’i lirojnë lojtarët e tyre.

Trajneri francez i ekipi olimpik, Thierry Henry nuk e përfshiu 25-vjeçarin Mbappe në listën e tij paraprake prej 25 lojtarësh në fillim të këtij muaji, megjithëse e la të hapur mundësinë e përfshirjes së tij.

“Pozicioni i klubit tim ishte shumë i qartë, kështu që nga ai moment nuk mendoj se do të marrë pjesë në lojëra”, u tha Mbappe gazetarëve përpara ndeshjes së Grupit D të së hënës kundër Austrisë në EURO në Gjermani.

“Është ashtu siç është dhe unë e kuptoj gjithashtu. Unë do t’i bashkohem një ekipi të ri në shtator, kështu që nuk është mënyra më e mirë për të filluar një aventurë të re. Unë do t’i uroj këtij ekipi francez më të mirën”, shtoi ai.

Turneu olimpik i futbollit fillon më 24 korrik, 10 ditë pas finales së Kampionatit Evropian dhe përfundon më 9 gusht.