Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > ​Tri vjet nga vdekja e këngëtares, Nexhmije Pagarusha

​Tri vjet nga vdekja e këngëtares, Nexhmije Pagarusha

Sot mbushen tri vjet nga shkuarja në amshim e këngëtares, Nexhmije Pagarusha, e njohur si “Bilbili i Kosovës”.

E lindur në maj 1933 në Malishevë, Nexhmije Pagarusha kishte filluar karrierën e saj muzikore në vitin 1948 në Radio Prishtinë. Më 1984 ajo përmbylli karrierën si këngëtare.

Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm.

Përveç këngëtare ajo ishte edhe aktore filmi e teatri. Për vlerat e punës ajo është nderuar me çmimin “Nderi i Kombit” nga presidenca e Shqipërisë, ndërsa presidenca e Kosovës i ndau çmimin “Artiste e Merituar”.

Nexhmije Pagarusha, vdiq në moshën 86-vjeçare. Ajo la pas vetes plot pesë albume e 88 këngë, prej tyre më të njohurat “Baresha” dhe “Zambaku i Prizrenit”.

Ajo do të mbahet mend si një model referimi për brezat e rinj të artistëve, një yll i pashuar i muzikës shqiptare. /TV Arbëria

Powered by WordPress