Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Tri viktima të luftës së fundit rivarrosën sot në Drenas, ishin në Listën e Personave të Zhdukur

Tri viktima të luftës së fundit rivarrosën sot në Drenas, ishin në Listën e Personave të Zhdukur

Tri viktima nga lufta e fundit që ishin në Listën e Personave të Zhdukur do të rivarrosën sot në Dranas pasi eshtrat e tyre u idenfikuan nga mbetjet mortore të gjetura në lokacionin e varrezave në Prekaz.

Kështu ka bërë të ditur Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur.

“Pasi identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, nga mbetjet mortore (eshtrat) e zhvarrosura gjatë vitit të kaluara (nga lokacioni i varrezave në Prekaz), familjet kanë vendosur që sot në Drenas, përkatësisht në Polluzhë dhe Shtuticë, të rivarrosen: Xhavit Maloku nga Polluzha, Agim Syla dhe Besim Berisha nga Shtutica, viktima të luftës që ishin në Listën e Personave të Zhdukur”, ka thënë ai.

“Me këtë rast, Komuna e Drenasit , në nderim të viktimave të luftës, Xhavit Maloku, Agim Syla, Besim Berisha, dhe Ramadan Hoxha (rivarrosur më 1 tetor 2024) e Gani Baleci (rivarrosur më 14 korrik 2024), organizon Mbledhje Përkujtimore, duke filluar nga ora 12:00 në Sallën e Kulturës, për të vazhduar pastaj me ceremonitë e rivarrimit në Polluzhë (ora 14:00) dhe Shtuticë (ora 15:00), me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ministrisë së Mbrojtjes/Forcës së Sigurisë së Kosovës, Institutit për Mjekësinë Ligjore, Kryqi i Kuq i Kosovës / Red Cross of Kosova dhe Shoqatës së Familjeve ‘ For New Life Kosovo’”, ka shtuar ai.

Gara tha se ata lanë pas një trashëgimi: “lirinë që gëzojmë”.

“Lavdi e nderim, mirënjohje për guximin dhe sakrificën e trimave, dëshmorëve, të rënëve dhe gjithë viktimave të luftës, që janë shembulli frymëzues i guximit dhe vendosmërisë njerëzore. Ata lanë pas një trashëgimi të madhe për te të gjithë, duke na dhënë lirinë që gëzojmë sot”./Express/

Powered by WordPress