Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tri të artat olimpike të Kosovës, simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Tri të artat olimpike të Kosovës, simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi nga sot janë simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një komunikate në profilin zyrtar të tij në “Facebook”.

“Me tre kampionet olimpike shqiptare, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, vajzat e mahnitshme të Kosovës dhe simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, shkroi Rama në “Facebook”.

Në bazë të ligjit, Ministria e Mbrojtjes i trajton Kelmendin, Gjakovën dhe Krasniqin si ushtarake në grada, varësisht nga medaljet olimpike të fituara.

/TV Arbëria