Tre raste të fotografimit të votës kanë ndodhur deri më tani në Prishtinë, Podujevë, dhe një në Drenas.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se informacionet po trajtohen në koordinim me prokurorinë.
“Deri tani në rajonin e Prishtinës kemi pranuar tri informata (Një në Podujevë, një në Drenas dhe një në Prishtinë), ku dyshohet se janë fotografuar fletëvotimet.Informacionet po trajtohen në koordinim me prokurorinë”, deklaroi Ahmeti.