Tri raste të dhunës në familje janë shënuar vetëm dje në Kosovë.
Në një rast në Fushë Kosovë, një grua e ka lajmëruar policinë se burri i saj kishte shkuar të familja e saj dhe u kishte thënë se do ia postoj disa fotografi të papërshtatshme-intime të saj.
“Fushë Kosovë NN-NN. Me 20.03.2024 viktima femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull, ky i fundit kishte shkuar te familja e saj (në Ferizaj) dhe i kishte thënë se do ia postoj disa fotografi të papërshtatshme-intime të saj. Palët pasi janë intervistuar, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në një rast tjetër në Fushë Kosovë, është hapur dje një rasti i lartcekur si vazhdimësi e informatës për prishjen e rendit dhe qetësisë publike në mes të dyshuarit mashkull dhe viktimës femër. Një incident të tillë ata e kishin pasur edhe në dhjetor të vitit të kaluar.
“Fushë Kosovë 28.12.2023-01:34. Me 20.03.2024 është hapur rasti i lartcekur si vazhdimësi e informatës për prishjen e rendit dhe qetësisë publike në mes të dyshuarit mashkull dhe viktimës femër . Palët pasi janë intervistuar, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftimin 24 orësh të policisë.
Ndërsa në Mamushë një grua e ka denoncuar bashkëshortin e saj se, i njëjti sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.
“Mamushë 05.03.2024 – 18:00. Më 20.03.2024 ankuesja femër ka denoncuar bashkëshortin e saj se, i njëjti sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar”, thuhet ndër të tjera në raport.
/TV Arbëria