Zvicër: Reforma e pensioneve ka gjasa të dështojë

Sondazhet po tregojnë një refuzim të qartë të planit. Qeveria...

Çfarë po ndodh me letrën e Brnabiqit?

Çështja e tërheqjes ose jo të një letre që...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Tri përplasjet e kryeministrit Kurti me SHBA-në

Extra AL PVC

Shkruan: Muharrem Nitaj – Pse po sulmohet kaq ashpër Kryeministri se po i prishë marrëdhëniet me partnerët strategjikë, posaçërisht SHBA-në?

Cila është narrativa e këtyre përplasjeve dhe çka i thuhet popullit dhe çka nuk i thuhet atij.

Pse ai ka zgjedhur një diskurs të çuditshëm të justifikimit të vendimeve të tij, duke e thënë vetëm gjysmën e të vërtetës.

Nisi atje e filloi, kur ai deklaronte se qytetarët serbë duhet t’i përdorin targat RKS, dhe kjo dukej aq normale saqë njerëzit me të drejtë e arsyetonin vendimin e tij. Por ai nuk tregonte se çështja e targave nuk ishte veç një masë ordinere administrative shtetërore dhe vendimi i pakoordinuar për targat, mund të shndërrohej në problem sigurie, siç edhe ndodhi.

Vendimi i pakoordinuar për to, reflektoj me largimin e serbëve nga institucionet dhe kjo ndoshta ishte përplasja e parë e tij me partnerët strategjikë të Kosovës.

Përplasja e tij e dytë me aletatët ishte menaxhimi i gjendjes së krijuar pas zgjedhjeve ne veri dhe ruajtja me polici e kryetarëve në objektet e komunave. dhe po, s’ka njeri normal që nuk i mbështetë zgjedhjet në çdo cep të vendit, prandaj edhe krijohej përshtypja se kryeministri po vepronte drejt. Por nuk thuhej se mbajtja e zgjedhjeve atje ku do t’i bojkotonin shumica e qytetarëve, sërish do të mund të shndërrohej në problem sigurie, siç edhe ndodhi. Qytetarët serbë, si gjithmonë të mbështetur nga regjimi në Serbi, e bënë hallakamë veriun dha fajin na u ngop neve.

Përplasja e tretë e madhe e kryeministrit me partnerët po ndodhë me dinarin.

Edhe në këtë rast, nuk ka njeri me dy fije mend që mund të thotë se vendimi që Kosova ta ketë vetëm një valutë zyrtare, nuk është vendim i drejtë.

Por kryeministri e askush prej tyre, nuk po thonë se edhe kjo çështje, nëse nuk bëhët me koordinim të plotë e me një agjendë kohore, mund të shndërrohet në problem sigurie…

Dhe sa herë që një çështje ordinere shndërrohet në problem sigurie, e kjo ka ndodhur shumë shpesh në këto dy vjetët e fundit, barra më e madhe u bjen aleatëve, sepse ata vazhdojnë të jenë garantët kryesorë të sigurisë në vend.

Kryeministri shpesh thotë se “me partnerët edhe mund të mos pajtohemi për gjithçka”.

Edhe kjo është e drejtë, sepse është krejt normale që të mos pajtohesh me të gjithë e për gjithçka. Por ai nuk tregon se me aleatët nuk po pajtohet në temat për të cilat nuk do të duhej të kishte mospajtime e aq më pak përplasje, në siguri.

Çështjet e sigurisë sot janë shndërruar në çështje globale edhe për shtete shumë të fuqishme, të cilat janë liderë rajonalë e kontinentalë, e lëre më për Kosovën e vogël.
Ne jemi të vegjel për të ekzistuar të vetëm.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Zvicër: Reforma e pensioneve ka gjasa të dështojë

Sondazhet po tregojnë një refuzim të qartë të planit. Qeveria...

Maqedonci: Derisa Radoiçiq është i lirë në Serbi, ekziston reziku i përsëritjes së rastit “Banjska”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se ka...

Çfarë po ndodh me letrën e Brnabiqit?

Çështja e tërheqjes ose jo të një letre që...

Serbia sërish dështon të harmonizojë politikën e jashtme me BE-në

Nga 1 janari 2024 deri më 30 qershor 2024,...

Zvicër: Reforma e pensioneve ka gjasa të dështojë

Sondazhet po tregojnë një refuzim të qartë të planit. Qeveria zvicerane është e shqetësuar për qëndrueshmërinë e pensionit profesional, i njohur si shtylla e dytë. Më...

Maqedonci: Derisa Radoiçiq është i lirë në Serbi, ekziston reziku i përsëritjes së rastit “Banjska”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se ka rrezik potencial që grupe të armatosura të mbështetura nga strukturat në Serbi, mund ta përsërisin...

Çfarë po ndodh me letrën e Brnabiqit?

Çështja e tërheqjes ose jo të një letre që Serbia ia ka dërguar Bashkimit Evropian lidhur me Kosovën, është mbështjellë me mister, pas deklaratave...