Sot do të zhvillohen tri ndeshje interesante në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës.
Kryendeshja kryesore e ditës do të jetë ballafaqimi i Ballkanit me Gjilanin.
Kampioni aktual nuk është në formë të mirë në takimet e fundit dhe do të synojë këndelljen ndaj skuadrës gjilanase.
Ndërkohë, Prishtina sot, e zhvillon ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” në stinorin pranveror, ku e pret Trepçën ’89.
Teksa në përballjen e tretë do të ballafaqohet Llapi me Malishevën.
Të gjitha ndeshjet do të nisin me fillim nga ora 15:00.
/TV Arbëria