Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Tri medalje nga vendi që nuk na njeh si shtet

Tri medalje nga vendi që nuk na njeh si shtet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreshteri Anton Cena ka fituar tri medalje në Spanjë në disiplina të ndryshme në sporte luftarake.

Cena ka marrë për të katërtën herë titullin e kampionit evropian, derisa fitoi dy medalje të arta dhe një të argjendtë.

Ditën e mërkurë, Rreshteri do të garojë në disiplinën e notit në 200 metra.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës (pa ndërhyrje):

Rreshteri i Policisë së Kosovës, kampioni Anton CENA,  i sjellë Republikës sonë tri medalje nga Spanja

Në Torrevieja të Spanjës sot kanë përfunduar garat në disiplinat e sporteve luftarake në lojërat  e 11-të për Policë, Doganierë dhe Zjarrfikës.

Rreshteri policor nga Policia e Republikës së Kosovës  Anton CENA në fund të garës për të katërtën herë ka marr titullin Kampion Evropian.

Rreshteri CENA pos disciplinës në xhudo arriti që të bëhet i pari edhe në Brazilien Ju-Jitsu (BJJ) me judogi (rroba të xhudos) dhe një disiplinë tjetër.

Pra, Kampioni i katërfishtë yni,  Anton CENA, Republikës së Kosovës dhe  Policisë së saj ia solli tri (3) medalje; dy të arta dhe një të argjendtë.

Pasnesër, Rreshteri CENA pritet të garoj në disiplinën e notit 2000 m, në ujë të hapur dhe Policia e Kosovës i uron kampionit sukseset e radhës.

/TV Arbëria

Powered by WordPress