Gjigantët spanjoll, Atlético Madrid zyrtarizuan largimet e Memphis Depay, Mario Hermosa dhe Gabriel Paulista të dielën, si dhe zgjatjen e kontratës së César Azpilicueta.
Spanjolli Hermoso (29), holandezi Depay (30) dhe braziliani Paulista (33) nuk do të jenë më pjesë e skuadrës Los Colchoneros sezonin e ardhshëm, ka njoftuar klubi madrilen.
Të gjithë ata tani janë lojtarë të lirë pa klub dhe mund të punësohen pa kompensim.
Mbrojtësi spanjoll largohet pas pesë sezonesh në kryeqytetin spanjoll, sulmuesi holandez mbërriti në janar 2023 dhe mbrojtësi brazilian iu bashkua ekipit gjatë afatit kalimtar të dimrit të kaluar.
Atletico Madridi njoftoi gjithashtu një zgjatje të kontratës për një sezon për mbrojtësin spanjoll Cesar Azpilicueta.
Ai tani është i lidhur deri në 2025 me Los Rojiblancos, të cilëve iu bashkua në verën e 2023 pas 11 sezonesh në Chelsea.