Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tri javë nga zhdukja, asnjë gjurmë për profesorin Gani Rudaj nga Prizreni

Tri javë nga zhdukja, asnjë gjurmë për profesorin Gani Rudaj nga Prizreni

Tri javë nga zhdukja, profesori Gani Rudaj nga Prizreni ende mbetet i pa gjurmë. Herën e fundit, ai është parë në QKUK në Prishtinë.Familja e profesorit Rudaj ka pranuar disa telefonata nga qytetarët, mirëpo nuk kanë arritur të gjejnë .

“Kemi pranuar disa telefonata nga qytetarë që kanë deklaruar se e kanë parë në Prishtinë, mirëpo nuk kemi arritur të gjejmë as ne si familje, as policia,” tregon familja e profesorit Rudaj për “PrizrenPress”.

Ndërkaq, policia po vazhdon kërkimin e tij.
“Ne kemi zhvilluar kërkime në disa lokacione në Prishtinë dhe në Prizren, por deri më tani nuk kemi arritur ta gjejmë personin e zhdukur,” ka njoftuar Policia e Kosovës.Familja kërkon ndihmën e qytetarëve që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e tij. Nëse keni ndonjë informacion, ju lutem kontaktoni në numrat e telefonit: 049 648 893 dhe 045 225 639. Po ashtu, mund të informoni Policinë e Kosovës.