Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tri javë nga vrasja e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra me djem ende në arrati

Tri javë nga vrasja e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra me djem ende në arrati

Këtë të dielë janë bërë tri javë nga vrasja e trefishtë në Gjilan.

Për këtë vrasje janë shpallur në kërkim Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, Engjull dhe Edonis Shkodra të cilët po vazhdojnë të jenë në arrati.

Policia ende nuk ka arritur lokalizimin e tyre.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani, tha për IndeksOnline se po punohet me intensitet të lartë për kapjen e tyre.

“Po punohet intensivisht për lokalizimin e të dyshuarve. Në momentin që ka zhvillime të reja që lidhen me këtë rast, menjëherë do t’ju njoftojmë”, tha Hashani.

Për arrestimin e Mefail Shkodrës dhe dy djemve të tij, autoritetet në Kosovë kanë kërkuar bashkëpunim ndërkombëtar.

Dyshohet se motivi i kësaj vrasjeje të rëndë lidhet me fajde.