Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Tri gra, mes tyre edhe shoqja e kryeministres, u vranë nga të shtënat në Itali

Tri gra, mes tyre edhe shoqja e kryeministres, u vranë nga të shtënat në Itali

Tri gra, duke përfshirë një mike të kryeministres italian, Giorgia Meloni, u vranë të dielën nga një burrë që hapi zjarr ndaj banorëve të një blloku apartamentesh në Romë, ndërsa ata po takoheshin në një kafene lokale, thanë autoritetet.

Burri, 57 vjeç, u arrestua nga policia pasi u bllokua dhe çarmatos nga banorë të tjerë pasi filloi të qëllonte në mbledhjen e bordit të bashkëpronësisë në një kafene në lagjen veriore Fidene të Romës.

Pas lajmit për të shtënat – pasi tre gra u konfirmuan të vdekur dhe banorë të tjerë u plagosën rëndë – Meloni postoi një fotografi të saj me shoqen e saj Nicoletta Golisano, një nga tre viktimat, në llogarinë e saj në Instagram.

“Për mua ajo do të jetë gjithmonë e bukur dhe e lumtur kështu”, ka shkruar Meloni. “Nuk është e drejtë të vdesësh kështu”.

I dyshuari ishte një burrë që tashmë ishte përfshirë në një sërë mosmarrëveshjesh të dhunshme me bordin e banorëve, thanë dëshmitarët për mediat italiane të dielën. Burri ishte raportuar edhe më parë tek autoritetet për kërcënimin e banorëve të tjerë.

“Ai hyri në dhomë, mbylli derën dhe bërtiti ‘Do t’ju vras të gjithëve’ dhe më pas filloi të qëllonte”, tha një nga personat atje për agjencinë italiane të lajmeve Ansa.

Meloni tha se një poligon nga i cili i dyshuari kishte marrë ilegalisht armën e përdorur në sulm ishte mbyllur dhe ishte vënë nën hetim nga autoritetet lokale.

Kryebashkiaku i Romës Roberto Gualtieri thirri një mbledhje urgjente sigurie për të hënën pasi denoncoi “episodin e rëndë të dhunës që ka goditur qytetin tonë”. /TV Arbëria

Themes by WordPress