Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tri ditë pushim vjeshtor, SBAShK-u kritikon MAShTI-n

Tri ditë pushim vjeshtor, SBAShK-u kritikon MAShTI-n

Nga e mërkura nxënësit në Kosovë janë në pushim vjeshtor. Sindikata e Bashkuar po kërkon që ditët të shtohen ose largohet fare, por sipas ekspertëve të arsimit, ky pushim ka efekt pozitiv te nxënësit.

Pas më pak se dy muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor, për nxënësit e shkollave në Kosovë të mërkurën filloi pushimi vjeshtor.

Nga e mërkura e deri hënën nxënësit do të kenë mundësi të qëndrojnë larg bankave shkollore.

E kjo është hera e dytë që në Kosovë po mbahet një pushim i tillë, pasi edhe në vitin e kaluar, ministrja e arsimit, Arbërie Nagaci e kishte futur në kalendarin shkollor një pushim të njëjtë.

E ky pushim sipas Sindikatës së Arsimit, është një shkëputje shumë e shkurtër nga procesi mësimor.

“Është një shkëputje për një afat shumë të shkurtër, ndoshta është dashur të jetë ose me i gjatë ose të largohet fare por të vazhdohet deri në fund të gjysmëvjetorit, pra një provë e zonjës Nagavci”, tha Rrahman Jasharaj nga SBAShK-u.

Por për ekspertin e arsimit, Rinor Qehaja, kjo shkëputje është mirë për nxënësit dhe jo vetëm.

“Shërben si një shkëputje e mirë për nxënësit prindërit dhe mësimdhënësit nga procesi mësimor. Me shpresën e mirë që kjo shkëputje do të shërbejë si një energji e mirë për rikthim në procesin mësimor”, tha Qehaja.

Sipas kalendarit shkollor, këtë vit gjysmëvjetori i parë përfundon 24 dhjetor 2024.

Powered by WordPress