Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Tri arratisje brenda pak muajve në Kosovë, çfarë do të thotë kjo për sigurinë e vendit?

Tri arratisje brenda pak muajve në Kosovë, çfarë do të thotë kjo për sigurinë e vendit?

Brenda pak muajve në Kosovë kanë ndodhur tri arratisje të personave të ndryshëm nga sistemi i drejtësis, shkruan TV Arbëria.

Rangun e arratisjeve e ka filluar Enver Sekiraqa, i dënuari për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, Sekiraqa që nga 14 maji i këtij viti gjendet në arrati.

Personi i dytë që gjendet në arrati është Faton Hajrizi, i cili është i dënuar me 25 vjet burgim për vepra të ndryshme kriminale.

Dhe emri i fundit i cili u arratis para dy ditëve është Marko Roshiq, i cili është njëri nga katër të dënuarit me 8 vjet burgim për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Por çfarë do të thotë kjo për sigurinë e vendit?

Për këtë çështje në një përgjigje për TV Arbëria eksperti I sigurisë, Bedri Elezi tha se në aspektin e sigurisë së vendit ka pasur probleme pasi që nuk janë nërmarr veprimet e nevojshme sipas ekspertit.

“Fatkeqësisht muajve të fundit sa i përket çështjeve të sigurisë së burgjeve të Kosovës apo Shërbimit Korrektues të kosovës ka pasur një problem serioz në lidhje me veprimet të cilat nuk janë ndërmarr në mënyrën e duhur për të siguruar se të dënuarit do të jenë në vuajtje të dënimit. Dhe krejt kjo ka filluar me krijimin e kushteve për arratisjen e të Enver Sekiraqës, një personi me rrezikshmëri të lartë i cili pasi kishte përfituar nga veprimet e kundërligjshme ose e veprimet e cilat nuk janë ndërmarr në të gjith aspektet për të krijuar kushte që i dënuari dhe I dyshuari të qëndrojë në vuajtje apo të qëndrojë me gatishmëri, të jetë I gatshëm për të qenë prezent në procedurat eventuale që mund të ketë ndjekja penale të jetë në vendin që ishte përcaktuar me ligj, por që I njëjti duke përfituar nga veprimet e jo të duhur a të institucioneve të sigurisë ka përfituar të arratiset dhe kështu është një person me rrezikshmëri të lartë larg grilave dhe mund të paraqes rrezik të lartë”, ka thënë Elezi për TV Arbëria.

Eksperti thotë se të tri arratisjet paraqesin një rrezik të lartë, dhe thekson se institucionet nuk i kanë ndërmarr veprimet e nevojshme e që sipas ekspertit kjo mund të lidhet edhe me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga personat kompetent në institucione.

“Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, pra kemi dhe rastin e dytë ku nga qendra e mbajtjes ishte arratisur një i dënuar, Faton Hajrizi I cili ishte dënuar për vepra penale. Në fakt janë dy raste të cilët kanë vepra penale dhe janë me rrëzikshmëri të lartë. Në fund krejt, rasti I tretë dhe më I rëndë është pikërisht edhe arratisja e të dyshuarit të komunitetit serb I cili gjithashtu paraqet një situate shumë të rëndë sa i përket nivet të rrezikshmëris që i njëjti bartë, dhe në pamundësi që institucionet e Kosovës të ndërmarrin veprimet e duhura apo për shkak të keqpërdorimit të detyrave zyrtare të personave kompetent për të marrë të gjitha veprimet juridike që të garantojnë që njëjtit do të jenë në vuajtje apo do të jenë pranë gjykatave përball gjyqtarëve”, ka thënë eksperti për TV Arbëria.

Elezi potencon se situate e institucioneve të sigurisë apo drejtësisë është në gjendje të rëndë pasi nuk ka ndonjë veprim për ndryshime.

“Me një fjalë të tri këto raste dhe rastet e tjera janë tregues të qartë se Shërbimi Korrektues i Kosovës është një institucion tejet i cenuar dhe po ashtu veprimet e gjykatave apo edhe institucioneve të tjera që kanë të bëjnë me gjyqësorin, janë veprime që krijojnë kushte grupeve apo individëve me potencial të lartë rrezikshmërie të jenë jashtë grilave dhe të njëjtit të paraqesin rrezik në vendet publike të institucioneve të Kosovës. Ne e kemi thënë në vazhdimsi se ministria e drejtësisë ministria e punëve të brendshme dhe institucionet e tjera siç është gjykata, Shërbimi Korrektues apo edhe prokuroria janë instiitucione që ralisht janë në një gjendje të rëndë duke marrë parasysh faktin që nuk ka ndonjë kontroll reale për një kontroll të mirëfillt në këto institucione, nuk ka një përgjigje për një reformim të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë se siç duket personat që janë kompetet në këto institucione kanë guximin dhe mundësin të ndërmarrin edhe veprime dhe për të krijuar kushte siç janë rastet e fundit të ikjes nga dënimi të personave me vepra të larta penale”, ka thënë eksperti i sigurisë Bedri Elezi. /TV Arbëria

Powered by WordPress