Treshja e famshme e aktorëve të serialit “Kafeneja Jonë”, Fatmir Spahiu, Donat Qosja dhe Fatos Kryeziu, janë bërë sërish bashkë dhe do të sjellin një super komendi televizive në T7, për natën e Vitit të Ri.
Përmes një postimi në Facebook, Spahiu ka bërë me dije se titulli i kësaj komedie është “Na atje, ata këtu”, pa dhënë detaje tjera.
“Komedi televizive qe do te transmetohet naten e vitit te ri ne T7 🎥 📺 😆 🪩”, ka shkruar ai, sipër një fotografie që ka publikuar me dy aktorët.
Ndryshe, ata kanë luajtur bashkë për vite me radhë në serialin “Kafeneja Jonë”, që ka qenë mjaft i sukesesshëm. /TV Arbëria