Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Trepça” largon edhe një punëtor, nuk shkoi në punë që nga tetori

“Trepça” largon edhe një punëtor, nuk shkoi në punë që nga tetori

Ndërmarrja “Trepça” ka bërë të ditur se Komisioni Disiplinor ka shqiptuar masën e ndërprerjes së marrëdhënies së punës një puntori që ka munguar në punë qysh nga 2 tetori.

Sipas njoftimit, Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

Njoftimi i plotë:

Komisioni Disiplinor ✍🏻

Me datën 15.11.2024 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.A.A.

Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për shkak 🚷se i njëjti që nga data 0️⃣2️⃣. 1️⃣0️⃣. 2️⃣0️⃣2️⃣4️⃣ ka munguar në punë.

Andaj, Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:7221 të dt. 20.11.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.A.A.