Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Trepça” i’a ndërprenë marrëdhënien e punës edhe dy punëtorëve tjerë

“Trepça” i’a ndërprenë marrëdhënien e punës edhe dy punëtorëve tjerë

Ndërmarrja publike “Trepça” i’a ka ndërprerë marrëdhënien e punës edhe dy punëtorëve tjerë.

Sipas njoftimit, punëtori me iniciale F.G. ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

“Trepça” ka njoftuar se i njëjti ka munguar në punë që nga data 30.10.2024.

“Andaj Komisioni disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:7138 të dt. 15.11.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.F.G”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, për të njëjtën arsye i’u është ndërprerë marrëdhënia e punës edhe punëtorit me inicialet F.L.

Bëhet e ditur se i njëjti ka munguar në punë që nga data 04.10.2024.

“Andaj Komisioni disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:7139 të dt. 15.11.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.F.L”, thuhet në njoftim.

Themes by WordPress