Një aksident i rëndë ka ndodhur mes trenit të linjës Pejë-Prishtinë dhe një veture, në fshatin Pavlan.
Këtë e ka konfirmuar Policia rajonale e Pejës për Reporteri.net ku bën të ditur se tre persona kanë mbetur të lënduar.
“Sot rreth orës 10:00, Policia është njoftuar për një aksident në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture”
“Si pasojë e këtij aksidenti tre (3) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar ne emergjencen e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, kanë thënë nga Policia e Pejës.
Media lokale Peja n’Fokus ka publikuar një foto të veturës që është goditur nga treni.