LDK Dega në Shtime kanë bërë thirje nga organet kompetente që të hetohen dyshimet se në këtë komunë është përdorur metoda famëkeqe “treni bullgar” për manipulim të rezultateve zgjedhore.
“Dega e LDK-së në Shtime i bënë thirrje organeve kompetente për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për të siguruar përfundimin efektiv dhe transparent të procesit zgjedhor që është në interes të publikut, duke përfshirë hetimin e plotë të këtyre parregullsive dhe keqpordorimit eventual të vullnetit qytetarë!” – thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.
Reagimi i plotë:
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Shtime
Të nderuar qytetarë dhe përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Shtime,
Dega e LDK-së në Shtime shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj për stërzgjatjen e procesit të numërimit të votave. Mosshpallja e rezultateve dhe mungesa e transparencës në informimin e publikut rreth ecurisë së procesit zgjedhor po rrit konfuzionin dhe dyshimet mbi vërtetësinë e rezultateve.
Përveç kësaj, procesi zgjedhor është goditur nga dyshime shumë serioze për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit, që ka ngritur shqetësime për ndërhyrje të jashtme. Gjithashtu ka dëshmi për pranin e disa fletëvotimeve të pavulosura Të gjitha këto parregullsi jo vetëm që dëmtojnë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor, por krijojnë perceptimin e një përpjekjeje për manipulim të rezultateve.
Dega e LDK-së në Shtime i bënë thirrje organeve kompetente për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për të siguruar përfundimin efektiv dhe transparent të procesit zgjedhor që është në interes të publikut, duke përfshirë hetimin e plotë të këtyre parregullsive dhe keqpordorimit eventual të vullnetit qytetarë!
Shtime, 16 shkurt 2025.