Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Trendi unik i Dua Lipës, kombinon veshjen me flokë

Trendi unik i Dua Lipës, kombinon veshjen me flokë

Në look-un e fundit, këngëtarja Dua Lipa ka përshtatur me look-un e saj me flokë.

Lipa veshi një minifund lëkure që mbante të njëjtën nuancë të kuqe. Ajo gjithashtu kishte veshur një triko të zezë të thurur me kopsa argjendi me logon e Chanel-it që krijonin një prerje të zjarrtë dhe një pallto lëkure të zezë të frymëzuar nga Matrix , transmeton Indeksonline.

Ajo e përfundoi look-un me unaza ari dhe kishte vendosur një grim të shndritshëm, rozë, të kompletuar me shkëlqim dhe një manikyr të kuq me shkëlqim.

Kjo nuk është hera e parë që Lipa e kombinon veshjen me flokët e saj. Në nëntor, ajo dukej mahnitëse në eventin e Variety’s Power of Women me një fustan korseje në ngjyrë të kuqe të ndezur për t’u shoqëruar me flokët e saj të lyer rishtas në atë kohë. /Indeksonline/

Powered by WordPress