Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Trendi i “pakove misterioze” mbërrijë në Kosovë: mundësi fitimi apo mashtrim i tërbuar?

Trendi i “pakove misterioze” mbërrijë në Kosovë: mundësi fitimi apo mashtrim i tërbuar?

Një trend që ka pushtuar TikTok-un, dhe tashmë ka mbërritur edhe në Kosovë, po i tërheq konsumatorët në një lojë të ngjashme me llotarinë: hapja e pakove misterioze.

Ky fenomen ka krijuar një valë entuziazmi, pasi njerëzit shohin nëpërmjet videove se çfarë mund të fshehin këto kuti – pajisje elektronike të shtrenjta, produkte kozmetike luksoze, dhe shumë surpriza të tjera.

Por, a janë këto “pako të humbura” realisht një mundësi për të fituar, apo janë një mashtrim i pastër?

Për shumë kosovarë, kjo duket si një mundësi për të gjetur një “përfitim të papritur” – ndoshta një telefon të shtrenjtë apo një makinë të re, pas një pagese të vogël për kutinë misterioze.

Por, ndërsa shumë janë entuziastë, ata që kanë vendosur të provojnë fatin e tyre kanë filluar të shprehin zhgënjim.

Në grupe të ndryshme në Facebook dhe TikTok, përdoruesit po e pranojnë se shumë prej pakove që kanë hapur janë mbushur me produkte të lira, të cilat mund të gjenden me lehtësi në dyqane “gjithçka për 1 euro”.

Duket se disa biznese po shfrytëzojnë këtë trend si një mundësi marketingu për të shitur stokun e vjetër, duke përdorur etiketën tërheqëse “pako misterioze” për t’u bërë tërheqës dhe për të tërhequr blerës të rinj.

Por a është ky një mashtrim i sofistikuar? A janë këto pako të vërtetë “të humbura” apo thjesht një mënyrë për të shitur produkte që nuk kanë më vlerë tregu? /TVArbëria