Kohëve të fundit në Kosovë, konvertimet në fenë katolike, nga ajo islame, kanë shënuar një rritje të madhe, shkruan TV Arbëria.
Kështu ka vepruar edhe familja Krasniqi nga Llapushniku i Drenasit.
Në një postim nga kjo familje thuhet se: Drita në Llapushnik nuk fiket.
“Bujaria, vetësakrifica dhe mirësia janë ekskluzivitet i shqiptarit të vërtetë”, shkruan John Krasniqi, familjari i të konvertuarve nga Llapushniku.
Krasniqi tutje thotë se të pagëzuarit përqafuan besimin e rrënjëve të të parëve tanë.
“Urime të pagëzuarve të rinjë që me deshirë e vullnet të lirë u kthyen, përqafuan besimin e rrënjeve të të parëve tanë”, ka shkruar ai.
Kujtojm se edhe në kishën e Gllogjanit ka pasur konvertime të shumta, nga shumë qytetarë, ku është raportuar se vetëm brenda një dite janë konvertuar 100 persona në këtë kishë. /TV Arbëria