Paketa e fundit shtrin ndalimet për importet e aluminit nga Rusia. Gjithashtu pothuajse dyfishon numrin e anijeve në të ashtuquajturën “flota hije” e Rusisë, të cilat synojnë të shmangin sanksionet e mëparshme, duke e rritur totalin në 153.
“Ky raund i ri sanksionesh nuk synon vetëm flotën ruse në hije, por ata që mbështesin funksionimin e cisternave të pasigurta të naftës, kontrollorët e lojërave të përdorura për të pilotuar dronët, bankat e përdorura për të anashkaluar sanksionet tona dhe mjetet propagandistike të përdorura për të nxjerrë gënjeshtra,” thotë kryediplomatja BE-së, Kaja Kallas.
Sanksionet që kufizojnë tregtinë, financimin ose udhëtimin, ose ngrijnë asetet, janë përdorur gjerësisht nga vendet perëndimore kundër Rusisë që nga pushtimi i saj në shkallë të plotë të Ukrainës.