Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Tre të zhdukur nga përmbytjet në një kanton në Zvicër

Tre të zhdukur nga përmbytjet në një kanton në Zvicër

Në Zvicër, lumenj të shumtë kanë dalë nga shtrati pas stuhive të forta.Më shumë se 230 njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre në kantonet Valais dhe Graubünden. Vendpushimi i në Zermatt është i shkëputur nga bota e jashtme.

Stuhi të forta kanë goditur Zvicrën gjatë ditëve të fundit. Kësaj i shtohet edhe shkrirja e madhe e borës këtë vit. Prandaj, autoritetet në kantonet Valais dhe Graubünden kanë evakuuar më shumë se 230 banorë.

Shefja e Zyrës për Mbrojtjen Civile, Marie-Claude Noth-Ecoeur, tha për agjencinë zvicerane të lajmeve Keystone-SDA se më shumë se 200 zjarrfikës janë në detyrë.

Katër persona u zhdukën në kantonin Graubünden. Policia kantonale njoftoi se një grua u shpëtua e gjallë mëngjesin e sotëm pranë qytetit Lostallo në veri të liqenit Como. Tre persona të tjerë janë ende në kërkim.

Policia paralajmëroi mos hyrjen në bodrume apo parkingje nëntokësore dhe i bëri thirrje popullatës që të qëndrojë larg ujërave të përmbytura. Një pjesë e autostradës në kufi me Italinë u detyrua të mbyllej për shkak të rrëshqitjes së dheut.