Tre persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë të premten në Las Cruces, New Mexico, sipas policisë.
Departamenti i Policisë Las Cruces tha se të shtënat ndodhën rreth orës 22:00 në Young Park. Tre viktimat, një 16-vjeçar dhe dy 19-vjeçarë u gjetën pa shenja jete, shkruan NBC
“Të lënduarit janë të moshës nga 16 deri në 36 vjeç”, tha policia në një njoftim për shtyp, duke shtuar se identiteti i viktimave nuk do të bëhet i ditur për momentin.