Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Tre të vdekur dhe 661 raste me Covid-19, Sadiku: Të ketë më shumë kujdes, të përdorën masat mbrojtëse

Extra AL PVC

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, tha se në rritjen e rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë ndikoi edhe ardhja e diasporës dhe përgjithësisht lëvizja e njerëzve nëpër vende të ndryshme gjatë sezonit të verës.

Ai tha se ka pasur edhe shtim të fluksit të pacientëve nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare.

“E dimë që vera është një stinë që ka shumë lëvizje të popullsisë, sidomos te ne për shkak të një numri të madh të diasporës që bëhet te ne dhe jashtë, kanë ndikuar që të rritet numri i të infektuarve”, tha Sadiku.

Sadiku tha se asnjëherë nuk është thënë se do të zhduket COVID-19, por thotë se është “një sëmundje që tash është e menaxhueshme” në krahasim me vitet kur shpërtheu.

Ai tha se falë numrit të madh të qytetarëve që e kanë kaluar sëmundjen dhe falë vaksinave si rrjedhojë është krijuar imunitet te qytetarët.

“Përkundër që është rritur numri edhe në vendet tjera, s’kemi mbyllje apo masë të veçantë. Duhet të ketë vigjilencë dhe kujdes më të madh, duhet të ketë përdorim të masave mbrojtëse më shumë gjatë kontaktit me qytetarë dhe qytetarët të mos bëjnë grumbullime të panevojshme për arsye që të shpëtohet sa më shumë jetë të njerëzve”, tha Sadiku në T7.

Ai ka rekomanduar vaksinën sidomos për kategoritë me rrezikshmëri për ballafaqim për këtë sëmundje sepse “ka sasi të mjaftueshme”.

“Ne gjatë këtij viti kemi pasur diku 270 pacientë që kanë marrë dozën e re të vaksinës, një pjesë e tyre ka qenë edhe për shkak të nevojave për udhëtime”.

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...