Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tre të lënduar si pasojë e një aksidenti në Gjilan

Tre të lënduar si pasojë e një aksidenti në Gjilan

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në rrugën Avdullah Tahiri në Gjilan, shkruan TV Arbëria.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se të lënduarit kanë pranuar ndihmë mjekësore.

“Rr. Avdullah Tahiri, Gjilan 03.01.2024 – 03:30. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

/TV Arbëria/