Tre persona kanë pranuar tretman mjekësor gjatë ditës së sotme në Spitalin e Vushtrrisë, njëri nga ta me plagë nga arma e zjarrit, pas një incidenti që ka ndodhur mes tyre.
Policia e Kosovës njofton se i plagosuri është transferuar në SHSKUK, për tretman mjekësor.
Tutje thuhet se nga hetimet e para të zhvilluara, bëhet e ditur se incidenti ndërmjet të dyshuarve dhe viktimës ishte si rrjedhojë e një mosmarrëveshje e ndodhur në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë.
“Veprimet policore kanë rezultuar me gjetjen e një gëzhoje në vendin e ngjarjes, ndërsa si pjesë e hetimeve të zgjeruara janë realizuar edhe bastisje, me ç’rast në njërin lokacion të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e shkurtë pistoletë me nëntë (9) fishek”, thuhet në njoftim.
“Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’ i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa i dyshuari për veprën ‘ lëndim trupor’ është liruar në procedurë të rregullt.
“Hetimet po zhvillohen për veprat penale ‘Vrasje në tentativë’, “Lëndim trupor” dhe ‘ armëmbajtje pa leje ‘”, vijon njoftimi i Policisë së Kosovës.
/TV Arbëria