Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit të ndodhur sot në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:30, në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.