Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Leshan të Pejës

Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Leshan të Pejës

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes dy veturave në fshatin Leshan të Pejës.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Në orën 09:33, Policia është njoftuar se në fshatin Leshan, Komunë e Pejës, në autostradën Prishtinë – Pejë ka ndodhur një aksident. Në aksident janë të përfshira, dy automjete. Ndërsa, tre persona janë lënduar dhe janë dërguar në emergjencë e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor. Hetuesit e aksidenteve janë në vendin e ngjarjes për të kuptuar për shkaqet se si ka ardhur deri te aksidenti”, tha ai.