Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tre të lënduar në Sllatinë nga aksidenti mes tri automjeteve

Tre të lënduar në Sllatinë nga aksidenti mes tri automjeteve

Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në Sllatinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:15.

“Rreth orës 17:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësiti policor i trafikut, njofton se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë), ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime, Njësiti policor është duke u marrë me procedurat në vend-ngjarje”, th Krasniqi.