Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tre të dyshuar sulmojnë një person në Fushë-Kosovë

Tre të dyshuar sulmojnë një person në Fushë-Kosovë

Tre të dyshuar, prej tyre dy të mitur, janë ndaluar nga Policia pasi kanë sulmuar fizikisht një person në Fushë-Kosovë në orët e para të së premtes.

Pas sulmit, të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes, por arritën të arrestoheshin.

Siç njofton Policia, dy prej tyre të mitur u liruan në procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në mbajtje.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.