Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tre të arrestuar në Suharekë, sulmuan fizikisht dhe dhunuan një femër

Tre të arrestuar në Suharekë, sulmuan fizikisht dhe dhunuan një femër

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Suharekë, pasi të njëjtit dyshohen se kishin sulmuar fizikisht e më pas dhunuar një femër.

Dy janë arrestuar, ndërsa njëri është liruar.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raportin e PK-së.