Blog Post

Arbëria TV > Sport > Tre skitarë do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Tre skitarë do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Tre skitarë të skijimit alpin do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të rinj (EYOF), që prej 21-28 janar 2023 mbahet në rajonin Friuli, Venezia dhe Giulia të Italisë.

Personat të cilët do të jenë përfaqësues janë: Lirika Deva, Enxhi Sefaj dhe Klos Vokshi, të cilët do të garojnë në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh.

Kjo gjë është bërë e ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

“Tre skitarë të skijimit alpin do të përfaqësojnë Kosovën në EYOF Friuli Venezia Giulia 2023 që mbahet prej 21-28 janar 2023”, shkroi KOK.

Për Kosovën, është kjo pjesëmarrja e katërt në EYOF Dimëror, pas Erzurum 2017, Sarajeva 2019 dhe Vuokatti 2022.

/TV Arbëria