Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tre shtetase të Kosovës dëbohen nga Sllovenia për ofrimin e paligjshëm të botoxit

Tre shtetase të Kosovës dëbohen nga Sllovenia për ofrimin e paligjshëm të botoxit

Tri shtetase të Kosovës u gjobitën dhe u dëbuan nga Sllovenia, sipas raportimeve të Radio Televizionit Slloven. Ngjarja ndodhi para disa ditësh në Maribor.

Siç raportohet, ato ofronin shërbime kozmetike, përfshirë botox dhe mbushës, pa leje. Hetimet fillestare zbuluan se kosovaret kryenin punë të paautorizuar dhe “në të zezë”.

Dy prej tyre morën vendim për kthim vullnetar dhe u gjobitën me nga 800 euro secila, ndërsa e treta u ndëshkua me 2,000 euro për ndihmën që iu dha të tjerave për qëndrim të paligjshëm.

Autoritetet sllovene theksuan se nuk ka individ ose kompani mbi ligjin, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin dhe sigurinë publike.