Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tre shtetas të Serbisë dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin, policia gjen mbi 23 mijë euro dhe 3 mijë dinarë

Tre shtetas të Serbisë dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin, policia gjen mbi 23 mijë euro dhe 3 mijë dinarë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është ndaluar një automjet me targa serbe në të cilin gjendeshin tre të dyshuar shtetas të Serbisë, të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.

Në raportin e PK-së, gjatë kontrollit te të njëjtit është konstatuar – vërejtur se me vete kishin një shumë parash: 23.150€ dhe 3000 dinarë.

Po ashtu, pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“KALIM ILEGAL I KUFIRIT – Rr. Stublinë – Doberqan , Gjilan / 09.12.2024-16:50. Policia ka ndaluar automjetin me targa (BG) , në të cilin gjendeshin tre të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë, të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi –Republika e Kosovës. Gjatë kontrollit te të njëjtit është konstatuar – vërejtur se me vete kishin një shumë parash: 23.150€ dhe 3000 dinar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport