Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Podujevë.
Dy nga të lënduarit për shkak të lëndimeve janë përcjellur për trajtim në QKUK në Prishtinë.
“Kanë qenë dy persona të lënduar me mjet të mprehtë. Një nga ta pas trajtimit të marrë në QE është liruar në shtëpi, kurse tjetri po e vazhdon trajtimin në Klinikën Torakale”, deklaroi Naser Syla, drejtor i Qendres Emergjente.
Nuk dihet ende se si ka ndodhur apo arsyet e rastit.