Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tre fëmijë humbën jetën në Jabllanicë, Mushkolaj: Partitë politike vazhdojnë tubimet si të mos ketë ndodhë asgjë, pezullimi i tyre do të ishte veprimi më normal

Tre fëmijë humbën jetën në Jabllanicë, Mushkolaj: Partitë politike vazhdojnë tubimet si të mos ketë ndodhë asgjë, pezullimi i tyre do të ishte veprimi më normal

Në një tragjedi të rëndë, tre fëmijë kanë humbur jetën në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Ky lajm ka tronditur vendin dhe ka shkaktuar dhimbje të thellë për familjet e viktimave, shkruan TV Arbëria.

Megjithatë, ndërkohë që kjo ngjarje e dhimbshme ka lënë pas vetes një hidhërim të madh, partitë politike në Kosovë vazhdojnë aktivitetet e tyre pa ndërprerje, kështu ka theksuar gazetari dhe analisti Imer Mushkolaj.

Mushkolaj përmes një postimi në facebook tha se është e papranueshme që, përkundër kësaj tragjedie, partitë të mbajnë tubime dhe të bëjnë premtime për një të ardhme më të ndritur, duke e injoruar dhimbjen e humbjes që ka prekur shumë familje.

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar ashpër këtë papërgjegjshmëri, duke theksuar se pezullimi i aktiviteteve partiake për një ditë do të kishte qenë një veprim i natyrshëm.

Postimi i Imer Mushkolaj:

Tre fëmijë kanë vdekë në Jabllanicë të Gjakovës, por partitë politike vazhdojnë tubimet si të mos ketë ndodhë asgjë. Nëpër këto tubime premtojnë të ardhme të ndritshme për të rinjtë, tre nga të cilët nuk jetojnë sot. Pezullimi i aktiviteteve partiake për sot do të duhej të ishte veprimi më normal. Por, partitë në Kosovë nuk janë të tilla. Papërgjegjësia e mosndjeshmëria e tyre triumfon mbi tragjeditë si kjo e Jabllanicës. /TV Arbëria