Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Trazirat globale”, Kasolli: Kosova nuk po e shfrytëzon momentumin të përfitojë gjeopolitikisht – drejtuesit Kurti dhe Osmani prej mëngjesi deri në mbrëmje tu e sulmu Kushtetuesen

“Trazirat globale”, Kasolli: Kosova nuk po e shfrytëzon momentumin të përfitojë gjeopolitikisht – drejtuesit Kurti dhe Osmani prej mëngjesi deri në mbrëmje tu e sulmu Kushtetuesen

Analisti politik Afrim Kasolli, në podcast me Rid Berisha, ka komentuar gjendjen politike në vend dhe “lojën” që zhvillohet me Gjykatën Kushtetuese.

Kasolli ka theksuar se bota po gjendet në një krizë, e në anën tjetër elita politike në vend merret me deklarata kundër Gjykatës Kushtetuese.

Analisti ka theksuar se Kosova nuk po e shfrytëzon momentumin në favor të saj, duke përmendur thirrjen e presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj produkteve kineze. Ai thekson se me këtë veprim, Kosova do të fitonte shumë politikisht.

“Presidenti amerikan është duke insistuar që komuniteti euroatlantik të vendosë tarifa ndaj mallrave kineze deri në 100%, në mënyrë që të dobësohet forca blerëse e Kinës sa i përket burimeve energjetike.
Kosova e ka shansin që ta shfrytëzojë këtë situatë, që t’i vendosë tarifë 100% mallrave kineze, e para t’i paraprijë BE-së me këtë veprim, e dyta të solidarizohet me shqetësimet gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara dhe të përfitojë edhe në raport me Serbinë në këtë pikë, sepse Serbia do ta ketë të pamundur këtë kurs për shkak të lidhjeve shumë intensive ekonomike dhe politike që ka me Kinën,” ka thënë Kasolli.

“Në vend se elita politike të merret me këto veprime strategjike shtetërore për të përfituar gjeopolitikisht nga kjo situatë, ne shohim një elitë politike, një klasë politike, drejtues Albin Kurti e Vjosa Osmani, prej mëngjesi deri në mbrëmje tu e sulmu Gjykatën Kushtetuese.

Kjo tregon në çfarë deregjë ka ra shteti i Kosovës” thekson Kasolli. /TV Arbëria