Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Transportonte ilegalisht disa kafshë, arrestohet një person

Transportonte ilegalisht disa kafshë, arrestohet një person

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka ndaluar një person.

Në automjetin e tij ai kishte të ngarkuar 13 copë qengja të cilët i kishte transportuar pa dokumente përcjellëse.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe me urdhrin e tij i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa procedurat e mëtejme që i përkasin çështjes së kafshëve procedohen në AUV.