Futbollisti Nedim Bajrami ka komentuar deklaratën e trajnerit të Spanjës, Luis de la Funte, i cili ka thënë se në ndeshjen ndaj Shqipërisë do të luajë me ekip të dytë.
I pyetur se si është pritur te ekipi brenda kjo deklaratë, Bajrami është përgjigjur: “Besoj që jemi duke luajtur në Evropian me skuadra të forta dhe për mua s’ka ekip të parë, të dytë ose të tretë. Të gjithë lojtarët kanë kualitet”.
Ndryshe, Shqipëria do të synojë që të bëjë historinë të hënën në mbrëmje ndaj Spanjës, teksa një fitore e mundshme do të na siguronte kualifikimin.Takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në Dusseldorf.