Akis Vavalis, trajner i ri i Dritës ka folur sot në një konferencë për media në të cilën ka shpalosur objektivat e tij.
Pa e fshehur aspak, ai ka thënë se është këtu për t’u shpallur kampion. Greku ka shtuar se ka muaj që po e përcjellë Superligën e Kosovës dhe se tashmë ka krijuar një ide në kokën e tij se si do të luaj me Dritën.
Duke ditur faktin se Drita ka shkarkuar dy trajner para ardhjes së tij, Vavalis ka thënë se kjo është puna e trajnerit dhe se janë rezultatet ato që e mbajnë një trajner në punën e tij.
Ndërsa, drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ka deklaruar se shpallja kampion do të jetë objektivi i madh i skuadrës edhe me trajnerin e ri, por ka theksuar se atij nuk do t’i bëhet presion që mund të ndikonte negativisht në lojën dhe rezultatet e skuadrës.
/TV Arbëria