Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Trajneri i Kombëtares surprizohet para ndeshjes me Kroacinë

Trajneri i Kombëtares surprizohet para ndeshjes me Kroacinë

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, po drejton ekipin në përgatitjet e fundit para ndeshjes me Kroacinë, që luhet nesër në orën 15:00 në Hamburg.

Një surprizë e këndshme në fushën e blertë e ka gëzuar brazilianin. Bashkëshortja e tij, është futur në fushë, duke i dhuruar puthje dhe përqafime.

Momentin e ëmbël e ka fotografuar e bija, Tati dhe më parë e ka shpërndarë në “Instagram”, shoqëruar me një zemër të kuqe.