Blog Post

Arbëria TV > Sport > Trajneri i Gjeorgjisë: Gjëja kryesore është të nisim ndeshjen mirë ndaj Shqipërisë

Trajneri i Gjeorgjisë: Gjëja kryesore është të nisim ndeshjen mirë ndaj Shqipërisë

Trajneri i Gjeorgjisë, Sagnol, mendon se skuadra duhet t’i bëjë një start të mirë ndeshjeve nëse shpreson që të kthehet te fitoret. Pas humbjes me Ukrainën, ai shpreson që ekipi të reagojë ndaj Shqipërisë dhe të kthehet te ajo skuadër e cila mori pjesë me shumë sukses në EURO 2024.

“Ne kishim një start të keq të ndeshjes ndaj Ukrainës dhe kjo është një nga arsyet për dështimin. Shpresojmë që situata të përmirësohet në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Gjëja kryesore është të nisin ndeshjen më mirë ndaj Shqipërisë dhe të zbatojmë detyrat. Ne jemi e njëjta skuadër që arritëm suksese në EURO 2024. Është e nevojshme që të ruajmë ato vlera, disiplinë dhe të vazhdojmë të lëvizim përpara”, tha trajneri i Gjeorgjisë para mediave.