Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Trajneri i Dinamos e konsideron humbjen ndaj Ballkanit si më të rëndën në karrierë

Trajneri i Dinamos e konsideron humbjen ndaj Ballkanit si më të rëndën në karrierë

Trajneri i Dinamo Zagrebit, Sergej Jakirovic ka thënë se humbja ndaj Ballkanit me rezultat 2-0 ishte më e rënda në karrierë.

Ai u i kërkoi falje gjithë Kroacisë dhe tifozëve dhe shtoi se ka marrë përgjegjësinë për këtë humbje.

“Një humbje e merituar. I kërkoj falje të gjithë Kroacisë dhe tifozëve. Marr përgjegjësinë. Ne patëm atë që kishim, u përpoqëm të përfitonim maksimumin prej saj”.

“Ata ishin shumë më të mirë se ne. Ajo që doja të bënim, ata na kanë bërë neve. Kjo është humbja më e vështirë për mua në karrierë. Duhet ta pranoj këtë. Të shohim se çfarë do të sjellë e nesërmja”.

“Edhe ne donim të fitonim, por ndoshta nuk mjaftoi vetëm dëshira. Kjo do të thotë, qartësisht nuk ishte e mjaftueshme”, ka thënë Jakirovic.

/TV Arbëria

Powered by WordPress