Enzo Maresca, trajneri i Chelseat, është pyetur këtë të premte për Osimhen dhe João Félix, të cilët kanë qenë në shënjestër të londinezëve.
“Nuk do të komentoj lojtarët nga Atlético Madrid dhe Napoli. Klubi e di saktësisht se çfarë mendoj unë dhe shpresoj se mund të sjellim disa lojtarë përpara se të mbyllet merkato”, tha ai në një konferencë për shtyp.
João Félix, duhet theksuar, tashmë e ka veshur fanellën e bluve, në vitin 2023, si huazim nga Atlético Madrid.
Sezonin e kaluar, Felix e kaloi në huazim te Barcelona, mirëpo që kjo e fundit nuk kishte mundësi të kompletonte transferimin, pavarëisht dëshirës së lojtarit.