Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Trajneri francez i Prishtinës ndryshe nga të tjerët, i çon lojtarët e tij në “hiking”

Trajneri francez i Prishtinës ndryshe nga të tjerët, i çon lojtarët e tij në “hiking”

Skuadrat kosovare po vazhdojnë përgatitjet për edicionin e ri të Superligës. Teksa shumë skuadra zgjedhin vendet e nxehta për t’i zhvilluar fazat përgatitore të stërvitjes, klubi nga kryeqyteti Prishtina ka zgjedhur një formë ndryshe.

Trajneri i emëruar pak javë më parë, Jean-Michen Cavalli, sot zgjodhi që skuadra të alpinoj në kreshtat më të bukura të Kosovës, të Alpeve Shqiptare, të Parkut Kombëtar, “Bjeshkët e Nëmuna” me mbi 2240 metra mbi nivelin e detit.

Maja e tre kufijve të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, shteg jashtëzakonisht i vështirë, futbollistët prishtinas patën kënaqësinë që për 18 kilometra duke vizituar Liqenin e Tropojës, Pllaqicën e Junikut, ecje nëpër grykën e Deçanit e Bjeshkëve të Belegut duke mbetur të mahnitur me bukuritë përrallore, ajrin e jashtëzakonshëm dhe temperaturat ideale pranverore të përcjellë nga shiu freskues.

Skuadrës kjo përvojë i shërbeu më shumë se sa një seancë stërvitore, nën ecjen e oksigjenit të rrallë dhe sa më shumë bashkimit të grupit, përvojë e paharruar kjo për futbollistët prishtinas.

Powered by WordPress