Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Ameirkës, Donald Trump, i ka shpëtuar atentatit derisa po mbante fjalim elektoral para përkrahësve republikanë në Pensilvania.
Kandidati për president ka shpëtuar nga plumbat e sulmuesit pasi e ka lëvizur kokën pak milimetra duke i devijuar kështu trajektores së plumbit, që në rast të mos lëvizjes së kokës do t’i përshkruante pjesën e pasme të kafkës.
“Spextator Index”, ka publikuar një video që tregon në detaje se si Trump e ka lëvizur kokën duke lënduar vetëm laprën e veshit të tij.