Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Trainkos njofton studentët për ulje prej 50 për qind në biletat e trenit

Trainkos njofton studentët për ulje prej 50 për qind në biletat e trenit

Kompania e hekurudhave Trainkos Sh.A. ka njoftuar se studentët mund të përfitojnë zbritje prej 50% në udhëtimet me tren, por vetëm nëse plotësojnë disa kushte të përcaktuara nga kompania.

Sipas njoftimit, studentët duhet të posedojnë ID kartelën e fakultetit për vitin akademik aktual ose fletëpagesën e semestrit për vitin përkatës.

Gjithashtu, studentët e diplomuar (absolventët) që janë të liruar nga pagesat duhet të kenë vërtetim nga fakulteti që dëshmon statusin e tyre për vitin akademik përkatës.